Programi Born

Çfarë është Projekti BorN?

Programi

BORN - BORderless Nature. Biodiversity protection and development of Prokletije and Bjeshkët e Nemuna Natural Parks Parqet Natyrore Prokletije dhe Bjeshkët e Nemuna janë zona të një pejsazhi të mrekullueshëm, në rajonin më të rëndësishëm për mborjtjën e biodiversitetit në Ballkan dhe në gjithë Evropën. Parqet janë të pasura me vlera të rralla natyrore, me një numer të madhë të ekosistemeve pyllore dhe habitateve të rëndësishme të specieve të rralla. Biodiversiteti rrjedhë edhe nga hidrologjia, gjeomorfologjia dhe nga peizazhet e ndryshme të tyre,të cilat kanë rëndësi edukative, turistike - rekreative, shkencore/arsimore.

 

Rëndësia ndërkufitar e zonës është e njohur nga dokumentet kombëtare dhe evropiane, nga Raporti Shtetnor i Natyrës 2010-14 (KS) theksohet, që Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna”: "është një nga fushat më të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën. Ky rajon është konsideruar të jetë në mesin e zonave malore me florë të egër, e cila është shumë e rrallë, jo vetëm në Gadishullin e Ballkanit, por edhe në Evropë".

 

Dy Parqet natyrore dhe biodiversiteti i tyre, janë të mbrojtura në Mal të Zi dhe në Kosovë nga ligjet kombëtar nëpërmjet instrumenteve legjislative, udhëzimeve dhe strategjive.  Edhe pse shumë projekte evropiane dhe ndërkombëtare janë vënë në vend përtej kufijve, projekte të përbashkëta që përfshijnë të dy Parqet natyrore janë shumë të pakta dhe jo shumë të qëndrueshme. Bashkëpunimi mes dy vendeve është megjithatë një prioritet. Vlen të theksohet, se projekti në gjithë veprimtaritë e tij dhe në planin strategjik të veprimit, ka tendencë për të zhvilluar një mjet të hapur të hulumtimit, informacionit, monitorimit dhe ngritjes së vetëdijes për një njohje më të mirë të kafshëve të egra dhe mbrojtjen e biodiversitetit veç se i krijuar. Për më tepër, ajo parashikon të përfshijë standarde të përbashkëta, procedura dhe qasje, për të mbështetur proceset vendimmarrëse në fushën e mbrojtjes së mjedisit të zhvilluar. Kjo do të thotë, të krijohen mundësi konkrete për forcimin dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në sektorët natyrore dhe agro-ushqimore, ku nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar realizohet edhe strategjia e turizmit natyror ndërkufitar me oferta të zhvilluara dhe ekzistuese të përmirësuara. Një vizion tjetër i rëndësishëm i projektit është, që të krijohen mjete të përbashkëta ndërkufitare për edukimin mjedisor që të aplikohen në shkolla të mesme, për një njohje më të mirë të kafshëve të egra dhe bimëve të burimeve të realizuara.

 

Jo vetëm për nxënësit, por edhe për të punuar në drejtim të ndërgjegjësimit të popullsisë mbi biodiversitetin si trashëgimi natyrore, për ta mbrojtur atë edhe si dinamo e mundshme për rritjen e qëndrueshme ekonomike të zgjeruar. Në një pikëpamje të përgjithshme, shkollat dhe universitetet do t’i përmirësojnë programet e tyre duke futur në programet e tyre shkollore, mbrojtjen e biodiversitetit.Mungesa e vetëdijes shkakton mungesë të kurseve/programeve të veçanta të dedikuara për mbrojtjen e biodiversitetit. Shkollat do t’i përmirësojnë mjetet e tyre didaktike dhe do prezantojnë aktivitete të reja dhe proaktive në mbrojtjen dhe promovimin e biodiversitetit. Universitetet do të kenë mundësinë e shfrytëzuimit të hapësirave të reja për hulumtime empirike, që lidhën me Autoritetet Lokale dhe me OSHC, aplikimin e koncepteve teorike dhe trajnime në teren të ofruara nga projekti. Megjithatë, të gjitha aktivitetet e propozuara nga projekti do të përcaktohen dhe ndahen me institucione, OShC-të dhe akterët tjerë.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit final do të arrihet përmes mjeteve joformale dhe formale, fjalë të gojës dhe ftesave.Nëpërmjet këtyre mjeteve, ne kemi për qëllim arritjen e të gjithë akterëve të interesuar në territor. Pjesëmarrja e të gjithë akterëve do të sigurohet nëpërmjet qasjes së qytetarëve të shkencës/citizen scienc (një metodologji pjesëmarrëse par excellence), përmes tryezave diskutimi, përmes konferencave dhe përmes përfshirjes së shkollave dhe të rinjve në aktivitetet e propozuara.Për më tepër, përfshirja e komunave do të sigurojë qëndrueshmërinë e veprimeve në të ardhmen.

 

 

Projektet dhe Aktivitetet e tyre

Qëllimet e përgjithshme të projektit BORN - BORderless Nature. Biodiversity protection and development of Prokletije and Bjeshkët e Nemuna Natural Parks, janë, që ta mbrojnë dhe ta përmirësojnë biodiversitetin në zonën e projektit dhe në veçanti Parqet Natyrore Prokletije (Mal të Zi) dhe Bjeshkët e Nemuna (Kosovë), duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar në mes institucioneve, OShC-ve dhe popullsisë, pasi që biodiversiteti si në Kosovë ashtu edhe në Mal të Zi është në rrezik, për shkak të aktiviteteve të paligjshme të tregtisë së drurit, përdorimit të tepruar të specieve bimore medicinale dhe zhvillimit të pakontrolluar të tokës gjatë konfliktit të viteve '90, si, prerjet, zjarret, dhe ndërtimet e paligjshme edhe në ditët e sotme. Bashkëpunimi në mbrojtjen e mjedisit është një nga prioritetet për të dy shtetet. Nga pikëpamja e popullsisë lokale dhe grupeve të interesit, OShC-ve dhe qytetarëve shpesh ata nuk janë të përfshirë dhe nuk janë të informuar në lidhje me biodiversitetin dhe mbrojtjen e tij.Mungesa e njohurive në lidhje me pasurinë e këtij mjedisi çon në papërgjegjshmërinë ndaj mbrojtjes së natyrës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që t’i sigurojë akterët nga KS dhe MNE me aftësi dhe mundësi për ta rritur bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e mbrojtjes së mjedisit përmes iniciativave të përbashkëta shumë niveleshe, që synojnë mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e ekosistemit të vlefshmëm dhe të ndjeshëm të zonës së projektit, po ashtu nxitjen e dialogut të bizneseve private-publike (OSHC-të, bizneset private të vogla lokale dhe administratat lokale –Autoritetet Lokale). Nëpërmjet këtij projekti aplikuesit dhe bashkë-aplikuesit, së bashku me bashkëpunëtorët, institucionet lokale dhe OSHC-të do ta rrisin partneritetin e tyre afatgjatë, të përfshijnë akterë të rinj lokale dhe po ashtu akterë të BE-së. Kjo do të kontribuojë për të krijuar sinergji dhe marrëdhënie të virtytshme të cilat do të mundësojnë bashkëpunimin e BE-së dhe akterëve të Ballkanit Perëndimor, për të promovuar mbrojtjen e biodiversitetit, si burim i përbashkët dhe i pakufizuar në perspektivën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.Strategjia e përshkruara këtu parasheh zhvillimin e një partneritetin ndërkombëtar ndërkufitar, i cili do të lejojë krijimin e një rrjeti të palëve të interesuara, rritjen e partneritetit në mes shoqërisë civile dhe institucioneve, rritjen e njohurive tradicionale dhe ekspertizën lokale.

 

Objektivi i përgjithshëm do të arrihet përmes realizimit të tri objektivave specifike:

1. Të definohen dhe thellohen njohuritë e habitateve të florës dhe faunës në zonën e projektit dhe nevojave të saj menaxheriale;

2. Ndërgjegjësimin e popullatës lokale mbi vlerën e mjedisit natyror;

3. Mbështetja e akterëve lokal në zhvillimin e projekteve të zhvillimit të qëndrueshëm bazuar në rritjen e burimeve natyrore (= peizazheve, organizmave të ujit, kafshëve, bimëve etj).Për të arritur objektivat e shkruara mësipër dhe për t’i arritur rezultatet e pritura, koordinimi pozitiv ndërkufitar ndërmjet akterëve gjatë gjithë projektit dhe përfshirja aktive e të gjithë partnerëve, janë të një rëndësie shumë të madhe. Aktivitetet kryesore të cilat projekti BorN do të implementojë, janë:

- A.0. Krijimi i komitetit drejtues dhe krijimi i Stakeholder Map (Harta e akterëve);

- A.1. Hartimi i Biodiversitetit;

Në objektivin e territorit, njohuritë mbi biodiversitetin duhet të përmirësohet urgjentisht pasi që mungojnë, ose, në rastin e grupeve të caktuara të tilla si taksonomike jovertebrore, lakuriqet, gjitarë të vegjël toke, mungojnë shumë ose tërësisht. Përveç të dhënave cilësore (se cilat specie janë të pranishme) nuk ka të dhëna kuantitative (madhësia e popullatave te disa specieve) dhe kronologjike (shpërndarja hapësinore e specieve të ndryshme). Përveç kësaj, nuk ka asnjë identifikimi adekuat të një sërie të bio-indikatorëve (= subjekteve veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve në mjedis). Megjithatë, disa baza të informacionit mbi praninë e kafshëve dhe specieve bimore mund të integrohen si të dhëna zyrtare të mbajtura nga ana e institucioneve për menaxhimin e natyrës, në Mal të Zi dhe në Kosovë, të cilat do të jenë pika të fillimit për të ngritur një politikë të duhur për mbrojtjen dhe përmirësimin e biodiversitetit.

Konkretisht, ky aktivitet do të realizohet përmes hapave në vijim:

A1.1 - Trajnime specifike

A1.2 - Udhëtime në teren - në parqe, në mënyrë që të mbledhën të dhëna për speciet e kontaktit dhe integrimin e të dhënave tashmë të pranishme dhe të njohura në Park;

A1.3 - Takim ndërkufitar për të ndarë informacione dhe të dhënat e mbledhura;

A1.4 - Krijimi i Web Gis-it ndërkufitar;

A1.5 - Prezantimi i Web Gis-it ndërkufitar;

- A.2. Krijimi i një Rrjeti Ekologjik Ndërkufitar;

Aktiviteti ka për qëllim krijimin e një rrjeti ndërkufitar ekologjik të aftë për të prodhuar një shkallë të mjaftueshme të “përshkueshmërisë ekologjike” në zonën e projektit në mes territorit të Malit të Zi dhe Kosovës. Rrjeti i tillë ekologjike ndërkufitar është projektuar edhe për të mbrojtur lidhjet ekzistuese mes dy parqeve kombëtare dhe zonat e tyre përreth, duke shmangur që veçanërisht në të ardhmen, të dy zonat e mbrojtura do të kenë të ashtu quajturin “efektin ishull” të padëshiruar.

A2.1 - Vizitë studimore në Itali;

A2.2 -Identifikimi i Rrjetit Ekologjik Ndërkufitar;

- A.3. Rritja e ndërgjegjësimit mbi vlerën e burimeve natyrore në sistemin arsimor. Njëra nga fjalët kyçe në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit është “të investohet në gjenerata të reja”.Të rriturit e së nesërmës do të kenë si detyrë shmangjen e sa më shumë gabimeve në menaxhimin e natyrës që janë kryer nga gjeneratat e tashme dhe/ose të kaluara. Kështu që, të kuptohet rëndësia e rritjës së njohurive tek të rinjtë në çështjet që lidhen me natyrën, vetëdijën për rolin qendror që mjedisi natyror ka në jetën e njeriut. Këto deklarata të përgjithshme, megjithatë, duhet të përkthehet në aktivitete konkrete në zonat lokale që të mos jenë vetëm deklarata të thjeshta të qëllimit, në mënyrë të përgjithshme si të paqarta dhe me mangësi në substancë. Për këtë qëllim, projekti do të përfshijë hartimin e një Kit-i Edukativ për nxënësit e shkollave të mesme për të mësuar në lidhje me aspektet kryesore të Natyrës. Në kuadër të këtyre klasave një rol të rëndësishëm do të kenë aktivistët e grupeve mjedisore vendore, të udhëzuar mire që do të sjellin përvojat e tyre në shkolla.

Këto takime gjithashtu paraqesin mundësi të rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin për ekzistencën e OShC-ve lokale mjedisore dhe promovimin e aktivizmit të të rinjve. Ky aktivitet nuk do të jetë i kufizuar vetëm në ligjërata të thjeshta. Studentët do të jenë të përfshirë në vizitat në terren dhe në detyra të thjeshta të mbledhjes të të dhënave, të kryera në bashkëpunim dhe nën drejtimin e OShC-ve lokale mjedisore dhe Parqeve

Kombëtare. Mbledhja e të dhënave me studentët do të kryhet në specie të zakonshme, lehtësisht të identifikueshme dhe të përhapur në qytete, të tilla si harabeli, dallëndyshja, martins dhe swifts. Është një projekt i testuar dhe i regjistruar, zbatimi i të cilit ka avantazhin për të dhënë substancë në projektin edukativ, për t'i dhënë rezultate të knaqshme për djemtë dhe vajzat pjesëmarrëse, për të t’i forcuar marrëdhëniet midis institucioneve arsimore dhe grupeve lokale të mjedisit dhe po ashtu për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar mes sistemeve arsimore.

A3.1 - Takime të projekt menaxherëve me shkollat e mesme të larta lokale;

A3.2 - Vizitë studimore në Itali (BE) dhe krijimi i një Kit-i Edukativ;

A3.3 - Trajnime edukative dhe vizita në teren;

-  A.4. Rritja e ndërgjegjësimit mbi vlerën e burimeve natyrore me publikun në përgjithësi dhe me komunitetet lokale;

Qëllimi i këtij aktiviteti është që ta rrisë vlerën e mjedisit natyror në sytë e banorëve të zonës së projektit. Nëpërmjet takimeve të komunitetit që do të organizohen në bashkëpunim me OSHC-t. Po ashtu, tenton ta krijojë një zyrë të përhershme për shtyp dhe për konferencë përfundimtare. Projekti do të përcjellë idenë se mjedisi natyror në gjendje të mirë dhe të respektuar nga njerëzit e saj është burim i shëndetit dhe zhvillimit. Përveç përfitimit nga pikëpamjet fizike dhe psikologjike, në qoftë se shfrytëzohen mjedisi ashtu siç duhet, mund të gjenerojnë mundësi të qëndrueshme të fitimit, të zhvillimit përmes një përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Takimet kanë për qëllim prezantimin e shembujve konkrete të praktikave të mira dhe këshillave se si t’i rregullojmë indikacionet e tilla në një shkallë lokale.

A4.1 - Organizime të takimeve në komunitet;

A4.2 - Zyra e shtypit të përhershëm;

A4.3 - Konferenca Finale;

- A.5. Projektet e zhvillimit konkret për energjitë e rinovueshme, pylltarisë, resurseve natyrore dhe të produkteve të qumështit; Studimi, hulumtimi, monitorimi në fushën e ruajtjes së mjedisit në qoftë nuk kanë një rikthim në veprime konkrete kanë mundësinë të mbeten aktivitete të pakuptimta. Aktiviteti 5 promovon mundësinë e punës në biodiversitetin e mbrojtjes dhe në të njëjtën kohë punën për përdorimin e natyrës si burim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social.

A5.1 - Energjitë e Rinovueshme;

A5.2 - Përmirësimi i teknikave pyjore;

A5.2.1 Krijimi i grupeve të veçanta të fokusit;

A5.2.2 Vizitë studimore në Itali për të takuar dhe për të vizituar një ndër praktikat më të mira të

BE-së për mbrojtjen dhe menaxhimit e pyjeve;

A5.2.3 Krijimi i një doracaku;

A5.2.4 Rritja e produkteve natyrore dhe të ato të qumështit;

- A.6. Rritja e ofertës turistike natyrore;

Në rezultatet e studimeve më të fundit në fushën e “ruajtjes së ekologjisë”, menaxhimi i biodiversitetit nuk duhet të rezultojë me vënien e zonave me rëndësi të veçanta në një “gotë kristali” virtuale. Por është me rëndësi të sigurohet se kafshët, bimët dhe njerëzit jetojnë në mjedisin natyror dhe bashkë-jetojnë në ato ekosisteme. Kjo do ta ngrisë ndërgjegjësimin e opinionit publik për rëndësinë e politikave të suksesshme të mbrojtjes së mjedisit. Përveç kësaj, përdorimi edukativ, rekreativ dhe kulturor i natyrës dhe biodiversitetit, e cila në qoftë se e projektuar dhe e zhvilluar mirë, do sjellë një aktivitet ekonomik të një rëndësie të madhe dhe në mënyrë perfekte të qëndrueshme.Kur ambienti natyror bëhet burim i të ardhurave për banorët lokal, respektimi dhe mbrojtja e tij bëhet më tepër se sa një “detyrë”, një nevojë. Në mënyrë që t’i jepet një efekt praktik kësaj lartë të shkruarës, ky veprim do të përbëhet nga një grup i ndërhyrjeve të vogla infrastrukturore që kanë për qëllim përmirësimin e ofertave natyrore turistike të zonës ndërkufitar. Më pas, do të ketë tryeza të rrumbullakëta me palët e interesuara, nëpërmjet qasjes nga poshtë lart, një rrjet i shtigjeve për ecje malore, zona climbing dhe shtigje për çiklizëm, do të identifikohen,që të zhvillohet dhe të optimizohet për të tërhequr turistë dhe të ofrojë përvojat të reja dhe të mira, organizative dhe sportive (gjithmonë duke kërkuar edhe tek niveli ndërkombëtar). Të gjitha këto ndërhyrje të vogla infrastrukturore do të identifikohen me anë të tryezave të rrumbullakëta të përbashkëta me akterët lokalë.

A6.1 - Zhvillimi dhe përmirësimi i shtigjeve kryesore të ecjës (hiking-ut);

A6.2 - Zhvillimi i zonave të reja për ngjitje në gurë (Rock Climbing)

A6.3 - Shtigje për çiklizëm malor (Mountain-bike trails)A6.4 - Krijimi i paneleve të veçanta dhe totems interaktive;

Çfarë është Projekti BorN?

Projektet dhe Aktivitetet e tyre

Rrjete Sociale

Aktivitete

Aktivitetet e fundit

25.02.2017

SESIONE INFORMUESE

TcK (Trentino con il Kossovo) do të mbajë sesione informuese për thirrjën për Projekt Propozime mbi “Përmirësimin e ofertave turistike”, me datë 1 Mars 2017, në ora 10:30, në zyrat e TcK-ës. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar në këtë takim, në mënyrë që të informohen më mirë rreth procedurave të thirrjës. kliko këtu

Ju mirëpresim!

Stafi i TcK-ës.

Shko tek Aktivitetet

Shko tek web GIS

Çfarë është Web Gis-i?

Web mapping është procesi për përdorimin e hartave të ofruara nga sistemet e informacionit gjeografik (GIS -geographical information systems). Pasi që një hartë internetit në World Wide Web është edhe i shërbyer edhe i konsumuar, web mapping është më shumë se vetëm kartografi internetit, ajo është edhe një aktivitet i shërbimit edhe një aktivitet i konsumit. Web GIS thekson aspekte të përpunimit të të dhënave që quhen GEODATA më shumë të përfshira në aspekte të projektimit, të tilla si: të dhënat e blerjes dhe arkitekturës të serverit softverik, të tilla si ruajtja e të dhënave dhe algoritmeve, pastaj, bënë edhe vetvetiu raporte të quajtura end-user. Termat Web GIS dhe Web Mapping mbeten disi sinonime. Web GIS përdorë hartat në web, dhe përdoruesit përfundimtarë të cilët bëjnë web harta fitojnë aftësi analitike. Termi location-based services (shërbime të bazuara në lokacion) i referohet mallrave dhe shërbimeve të konsumit të web hartave. Web mapping zakonisht përfshinë  një shfletues ose agjentë i aftë për ndërveprimeve klient-server.

SHKO TEK WEB GIS

"Ky publikim është prodhuar me ndihmën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Trentino con il Kossovo dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë."

Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Copyright © 2016 TCK (Trentino con il Kossovo). Të gjitha të drejtat e reservuara.

Privacy & Policy

Cookies

Harta e webit

Social Media

Publikimet