Rrjeti

Rrjeti

Partneri lider dhe funksional i projektit BorN në Kosovë, është Trentino con il Kossovo (TcK), kurse sikur bashkë-aplikantë të projektit BorN, janë Agjencioni për Mbrojtën e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Centar za regionalni rezvoj Rozaje (CRR), në Mal të Zi. TcK, si aplikant lider, promovon bashkëpunimin mes partnerëve dhe akterëve të Kosovës dhe Malit të Zi, koordinon krijimin e Grupit Drejtues (Steering Committe Group), duke përfshirë anëtarët e tij në takimin e parë dhe të promovojë prezantimin e projektit në komunat: e Pejës dhe të Plavës. Po ashtu, do të prodhojë shkrime dhe deklarata relative për shtyp.

 

Komuna e Plavës (Opstina Plav), si aplikant nga ana e Malit të Zi, përfshihet në krijimin e Komitetit Drejtuës dhe në të gjitha takimet e planifikuara. Do të promovojë prezantimin e projektit në komunat e përfshira dhe në prodhimin e shkrimeve dhe deklaratave relative përshtyp. ATB (Associazione Trentino con i Balcani), AMMK, CRR, Komuna e Pejës dhe Komuna e Petnicës do të marrin pjesë në tri takimet mujore të Grupit Drejtuës dhe do t’i asistojnë aplikantëve, ku do ta japin velrësimin e tyre konkret dhe proaktiv për programimin dhe evaluimin e projektit në çdo etapë të tij. Ata do të marrin pjesë në të gjitha prezantimet zyrtare të projektit. TcK dhe Komuna e Plavës do të jenë në dëtyrë që të elaborojnë dokumentin e ashtu quajtur Stakeholder Map në territorin target, po ashtu, Tck do të jetë përgjegjës për elaborimin, printimin dhe shpërndarjën mes partnerëve të projektit dokumentin e rëndësishëm “Cross Border Biodiversity Stakeholders' Map” në dy gjuhët (malazeze dhe shqipe). Kjo hartë do të mundësojë identifikimin e shoqatave/grupeve potencialisht të aftë të bashkëpunojnë në implementimin e aktiviteteve, në teren për mbledhjën e të dhënave, në dy mënyra, në mënyrë direkte (me vrojtim) dhe në mënyrë indirekte (intervista me barinj, fermerë, pylltarë, bjeshkatarë etj.)

 

Lokacioni i aktiviteteve është:

Në Kosovë: Rajoni ekonomik përendimor – Komuna e Pejës; Komuna e Istogut; – Parku Natyror Bjeshkët e Nemuna;

Në Mal të Zi: Komuna e Petnjicës; Komuna e Plavës; Komuna e Rozhajës – Parku Natyror Prokletije;

Raporti mes TcK-ës, Komunës së Plavës, bashkë aplikantëve dhe bashkëpunëtorëve është zhvilluar nëpërmjet implementimit të aktiviteteve të përbashkëta në Kosovë dhe Mal të Zi. Këto aktivitete kanë kontribuar që të fuqizojnë akterët lokal (insititucione dhe Organizatat e Shoqërisë Civile - OShC) në fushat e turizmit natyror dhe të qëndruëshëm në Kosovë dhe Mal të Zi dhe gjithashtu në fushën e promovimit të zhvillimit lokal.

Të gjithë partnerët lokal do të jenë aktivisht të përfshirë në projekt. Në veçanti, rolet e partnerëve të projektit dhe të bashkëpunëtorëve/anëtarëve, janë: Trentino con il Kosovo (TcK), si aplikant lider në Kosovë. Është një organizatë jo qeveritare e themeluar në Kosovë, aktive në promovimin e zhvillimit lokal, integrimin e grupeve të margjinalizuara dhe demokracisë lokale nga viti 1999 në Kosovën Përendimore. Si aplikant lider, do të ketë kooridinimin e përgjithshëm të aktivitetit dhe të nismave tjera përgjatë gjithë kohës së projektit (po ashtu, do të ndajë të dhëna dhe informacione me Zyrën Teknike ndërkufitare, atëherë kur e nevojshme). Përvojat e gjata, profesionale të organizatës në zonat e përfshira në projekt, mund të lëhtesojnë aktivizimin e sinergjive për brenda shtetit. Po ashtu, do të sigurohen struktura të zyrave të Projekt Menaxherit dhe administrates financiare për gjithë periudhën kohore të projektit. Komuna e Plavës (Opstina Plav), aplikant nga Mali i Zi. Komuna e Plavës është ngushtë e lidhur me Parkun Nacional “Prokletije”. Në vitet e më hershme, Komuna mbështeti projekte mbi mbrojtën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në zonat e cekura. Zyra që menaxhon këtë Park, ndodhët në Plavë. Parku Nacional Prokletije është aktori kyç i projektit. NPP (National Park Prokletije), me një sipërfaqe të 16.630 hektarë, ka majën më të lartë në Mal të Zi, “Zla Kolata” me 2.534m, 6 liqene të vogla akullnajore të cilat veçanërisht derdhen jashtë liqeneve “Hridsko”, “Plavsko” dhe “Visitorsko”, ka rreth 2,000 specie bimore (dhe 225 janë endemizma të florës), 140 specie të fluturave të cilat e bëjnë Parkun zonën më të pasur në Evropë për prezencën e fluturave. Parku i referohet komunës së Plavës. Është i mbrojtur me ligj mbi mjedisin (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi (OGM) 48/08), me ligji mbi mbojtjën e natyrës, i adoptuar nga Parlamenti i Malit të Zi (OGM 51/08), me ligjin mbi Parqet Nacionale (OGM 56/09) dhe nëpërmjet Strategjisë së Biodiversitetit Nacional dhe Planit Veprues. Shoqata Trentino con i Balcani (ATB), lidhur me TcK. ATB është një organizatë jo-qeveritare italiane, aktive në Rajonin ballkanik qysh nga 1999. Është aktive në promovimin e zhvillimit lokal dhe turizmit malorë në Kosovë nga viti 2001. ATB kontribon në menaxhimin e Projektit dhe në monitorimin dhe evaluimin e aktiviteteve nëpërmjet stafit të saj, duke lehtësuar dhe koordinuar përfshirjën e ekspertëve Italian dhe përvojave të mira. ATB ka marrë pjesë në proceset e planifikimit dhe do të ndajë praktikat ekzistuese të BE-së në mënyrë që lehtësojë dialogun mes institucioneve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, në linja me procesët e integrimit Evropian. Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna, bashkë-aplikant në Kosovë. Ka një sipërfaqe me nga 62.488 hekterë. Tipari më i shquar gjeologjik i zones, është Gryka e Rugovës – spektakolare, 6 km i gjatë Lumi “Lumbardhi”, i cili lidhë ultësira deri në zonën subalpine nëpërmjet një rrugë dredha-dredha përgjatë lumit. Jeta e kafshëve në majat e bjeshkët dhe është po ashtu i karakterizuar me një diversitet të lartë, me 8 lloje të peshqive, 13 specie të terraqueous, 10 specie të zvarranikëve, 178 specie të zogjëve, 37 specie të gjitarëve, 129 specie të fluturave. Parku i referohet komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Gjakovës. Në Kosovë, mbrojtja e parkut është kryesisht i trajtuar me këto ligje, 04/L-086 ligji mbi Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, ligji 03/L-233 mbi mbrojtjën e natyrës, ligji 03/L-214 mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, ligji 04/L-174 mbi Planifikimin Hapsinor, Aksioni Nacional Mjedisor, me planin (NEAP), Strategjia Mjedisore e Kosovës (KES), Plani vepruës dhe strategjik për biodiversitetin 2011 – 2020 dhe politikat strategjike mbi zhvillimin e Sektorit të Pyjeve 2010 – 2020. Të dy parqet nacionale janë akterët kryesor të projektit, pasi që janë institucione nacionale, kompetente që të promovojnë trashegiminë natyrore dhe të biodiversitetit, po ashtu të tregojnë rrugën më të mire për një përdorim optimal dhe të qëndrueshëm të resurseve natyrore për zhvillimin e territorit. Ato, gjithashtu, promovojnë edukimin e popullatës dhe të gjeneratave të reja mbi vlerën e biodiversitetit dhe përdorimin korrekt të resurseve natyrore. Centar za Regionalni Razvoj Rozaje, bashkë-aplikues në Mal të Zi. Centar za Regionalni Razvoj Rozaje është një OJQ që punon në zhvillimin rajonal. Ajo punon me qëllim të bashkëpunimit rajonal, promovimit të rajonit, sigurimin e mbështetjes teknike për autoritetet vendore në bërjen e propozimeve për financim, përmes fondeve të pranimit nga BE-ja. Kjo organizatë mbështetë projektin me përvojën e saj teknike (dhe me përvojat në projekte të mëhershme në fushën e mjedisit) dhe përfshirjen e akterëve që janë pjesë e rrjetit të saj, akterë të cilët janë tashmë të “ndjeshëm” në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm. Komunat si bashkëpunëtore. Është aktor i rëndësishëm për shkak se institucionet vendore janë në gjendje që t’i mbështetin punimet pozitive të projektit dhe qëndrueshmërinë afatgjate të saj, edhe pas përfundimit të Projektit.

OShC lokale - Shoqata të përbëra nga ekspertët dhe njerëzit që kujdesen për mjedisin dhe biodiversitetin. Ata do të jenë referencat lokale për projektin dhe për komunitetet që ata përfaqësojnë; ata do të veprojnë në të njëjtën kohë, si përfitues të propozimit (për të fuqizuar strukturat e veta, për të krijuar një rrjet, për të fuqizuar rolin e tyre në shoqërinë civile dhe aftësitë e tyre të avokimit dhe dialogut me institucionet publike), dhe të jenë si modele për përfshirjen e aktivistëve të ri. Praktikat më të mirë dhe ekspertët italian - Albatros srl, Parco Naturale Adamello Brenta, Servizio Foreste, Provinca Autonome e Trentos.

Ata do të kenë një rol vendimtar në këtë projekt si trajnerë dhe ura lidhëse mes përvojave në zhvillim të mbrojtjes së mjedisit të zonës së projektit dhe praktikave më të mira të BE-së të promovuara brenda Provincës italiane të Trentos. Ata do të punojnë me partnerët dhe akterët e Kosovës dhe Malit të Zi, duke ndarë përvojat dhe bashkëpunimet e tyre në individualizimin e praktikave ndërkufitare lokale për të implementuar mbrojtjen e biodiversitetit, promovimin e zhvillimit të iniciativave të qëndrueshme lokal dhe ngritjen e vetëdijes dhe aktivizimin e popullatës lokale lidhur me këtë çështje. Albatros është një kompani udhëheqëse në fushën e mjedisit, me më shumë se dhjetë vjet përvojë në kafshët e egra dhe të hulumtimit të aplikuar. Në sajë të “know-how” të tyre dhe shume studimeve të rëndësishme të ndikimit në mjedis, ata janë të njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ata gjithashtu mburren me përvojën e dukshme në fushën e mësimdhënies për natyrë, përmes organizimit të konferencave, programeve mësimore në shkolla, nëpërmjet zyrave të gazetës së botimeve rreth natyrës, etj. Akterë tjerë të projekteve do të jenë: grupet target (anëtarët e organizatave të shoqërisë civile (OShC), shkollat, institucionet lokale, studentët); përpiluesit e politikave kombëtare për çështjet mjedisore. TCK dhe partnerët e saj kanë punuar në promovimin e mjedisit dhe në fushën e turizmit të qëndrueshëm, edhe për shkak të bashkëpunimeve të tyre në projektet e kaluara.

 

 

Rrjete Sociale

Aktivitete

Aktivitetet e fundit

25.02.2017

SESIONE INFORMUESE

TcK (Trentino con il Kossovo) do të mbajë sesione informuese për thirrjën për Projekt Propozime mbi “Përmirësimin e ofertave turistike”, me datë 1 Mars 2017, në ora 10:30, në zyrat e TcK-ës. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar në këtë takim, në mënyrë që të informohen më mirë rreth procedurave të thirrjës. kliko këtu

Ju mirëpresim!

Stafi i TcK-ës.

Shko tek Aktivitetet

Shko tek web GIS

Çfarë është Web Gis-i?

Web mapping është procesi për përdorimin e hartave të ofruara nga sistemet e informacionit gjeografik (GIS -geographical information systems). Pasi që një hartë internetit në World Wide Web është edhe i shërbyer edhe i konsumuar, web mapping është më shumë se vetëm kartografi internetit, ajo është edhe një aktivitet i shërbimit edhe një aktivitet i konsumit. Web GIS thekson aspekte të përpunimit të të dhënave që quhen GEODATA më shumë të përfshira në aspekte të projektimit, të tilla si: të dhënat e blerjes dhe arkitekturës të serverit softverik, të tilla si ruajtja e të dhënave dhe algoritmeve, pastaj, bënë edhe vetvetiu raporte të quajtura end-user. Termat Web GIS dhe Web Mapping mbeten disi sinonime. Web GIS përdorë hartat në web, dhe përdoruesit përfundimtarë të cilët bëjnë web harta fitojnë aftësi analitike. Termi location-based services (shërbime të bazuara në lokacion) i referohet mallrave dhe shërbimeve të konsumit të web hartave. Web mapping zakonisht përfshinë  një shfletues ose agjentë i aftë për ndërveprimeve klient-server.

SHKO TEK WEB GIS

"Ky publikim është prodhuar me ndihmën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Trentino con il Kossovo dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë."

Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Copyright © 2016 TCK (Trentino con il Kossovo). Të gjitha të drejtat e reservuara.

Privacy & Policy

Cookies

Harta e webit

Social Media

Publikimet